Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Interesi për arin

Shqipëria mund të ketë pasuri pafund në nëntokën e saj që nisin nga nafta e vijojnë me metalet e tjera të panumurta e jo në pak raste është folur dhe për arin.

Por sot vendi ynë nuk ka asnjë studim të plotë mbi rezervat e arit. Ekspertët kanë renditur ndër vite vendburime të shumta që tregojnë prani të ulët por edhe të konsiderueshme por asnjëherë nuk është bërë një vlerësim i plotë. Mirdita duket se është edhe zona ku janë konstatuar më shumë shenja të mineralizimit të arit me përmbatje dhe rëndësi të ndryshme. Ekspertët vlerësojnë se si vendburime ari mund te quhet ai në Gjazuj. Në këtë zonë përmbatjtja më e lartë e gjetur është 140 gram/ton.

Në shumë vendburime të tjera ari është bashkshoqërues siç janë vedburime e Munellës, Rrënjollë, Perlat, Tuç, Kullaxhi. Pavarësisht treguesve të vazhdueshëm për prezencë dhe mungesës së një studimi duket se nuk ka munguar interesi i kompanive të huaja. Më e fundit ajo që ka marrë një leje për kërkim ari është “Jab Resources”.

Leja e kërkim zbulimit për këtë kompan daton nga 20 qershori 2013 dhe është ende active por sipas informacioneve shoqëria nuk ka pasur rezutate pozitive. Në të shkuarën ka pasur edhe raste të tjera të lejeve që kompanitë i kanë përdorur qoftë dhe për tëq fituar pak pikë në bursë apo kredi mbështetëse.

E ndërsa për arin në vend nuk kemi asnjë studim madje asnjë zhvillim të ri duket se dhe ai pak treg që po krijohej në vend për tregimine tij ka ngrirë. Ligji i TVSH që vendosi që të taksonte me 20 për qind edhe arin duket se ngriu një aktivitet që kishte vite që ishte ngritur dhe kishte hyrë në rrugën e tij.

Rinald Gjyli nëndrejtor i Departamentit të Thesarit pranë bankës Credins sqaron edhe arsyen e kësaj situatë që ka lënë në ngërç bankat që kanë sot një licencë. Shqipëria sot nuk ka një vlerësim mbi rezervat e arit që disponon. Të dhënat ndër vite tregojnë se ky metal duhet të jenë i pranishwm në në disa zona. Mungesa e një  studimi gjithsesi nuk ka penguar kompanitë e huaja të kërkojnë licenca për zbulim. Sakaq tregu i arit i cili sapo kishte filluar të ngrihej ka marrë një goditje nga ligji i ri për TVSH që ka ngrirë gjithçka.

Scan TV,  23.09.2015