Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Porto Romano jepet me konçesion 35 vjeçar

Porto Romano që ndodhet në veri të qytetit të Durrësit, do të kthehet në port karburantesh. Komisioni Parlamentar i Ligjeve miratoi dje dhënien me koncesion shoqërisë Porti MBM (MULTI BUOY MOORING)për 35 vjet ndërtimin dhe shfrytëzimin e portit të hidrokarbureve. Të pranishëm në mbledhjen e komisionit ishin ministri i Transporteve dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto, dhe zëvendësministri i Zhvillimit Ekonomik, Ervin Mete. Haxhinasto tha se kjo është një nga kontratat koncesionare që ndërlidh tri ministri. “Kjo është një kontratë BOT, pra ndërto, opero dhe transfero. Është një për një periudhë 35-vjeçare. Investimi i kryer do të jetë 10.2 milionë dollarë në fillim të investimit dhe në periudhë e fundit do të shtohet edhe 40% e vlerës. Arsyeja e realizimit të këtij investimit ka të bëjë me një kufizim, një limitim të kapaciteteve tona përpunuese, veçanërisht për hidrokarbure që kushtëzohet nga thellësia e kufizuar e porteve tona. Ky investim do ta rrisë në mënyrë të jashtëzakonshme mundësinë tonë të operatorëve privatë shqiptarë për të realizuar import eksporte të produkteve hidrokarbure”, theksoi ndër të tjera ministri Haxhinasto.

Gazeta Shqip, 16.09.2015