Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Pushteti nuk ka vizion për Trepçën

Statusquoja për Trepçën është e papranueshme dhe ajo e dëmton rëndë ekonominë e Kosovës. Ata që nuk kanë guxim apo dije që ta funksionalizojnë njërin prej aseteve më të rëndësishme që sot i ka Kosova, nuk marrin vesh as nga zhvillimi ekonomik e as nga politika, ka thënë Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, në një tryezë për Trepçën, të mbajtur sot në Mitrovicë.

Statusi i padefinuar pronësor i Trepçës, lojërat politike rreth pronesisë së saj dhe borxheve të pretenduara, si dhe friga e Qeverisë që të merret me këtë çështje që është pezull tash e sa kohë, dhe që është shndërruar në një instrument përfitimi individual, na bëjnë të mendojmë se qeveria aktuale, është shndërruar në një qeveri emergjente, e cila të vetmin shqetësim e ka, se si të mos bjerë nga pushteti, ka thënë Haradinaj.

Një qeveri që i din parametrat e Trepçës do të duhej me u përball me sfidat e saj dhe ta lërë në një gjendje të tillë çfarë është sot, sepse vetëm duke investuar në Trepçë, dhe duke ia ndryshuar statusin, Kosova shumë shpejt do t’i hetonim parametrat real që do të buronin nga Trepça, është thënë ndër të tjera në këtë tryezë, që është mbajtur në Mitrovicë.

Telegrafi,  15.09.2015