Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Bankers refuzon të paguajë detyrimet

Kompania e cila ka ekskluzivitetin ne kërkimin e naftës ne vendburimet kryesore ne vend, Bankers Petrolium eshte nje hap larg arbitrazhit me qeverinë shqiptare. Kete fakt e ka njoftuar vete firma ne nje deklarate per shtyp, ku thote se refuzon te paguaje 57 milion dollare pranë tatimeve, te cilat burojne si taksa qe duhet te ishin derdhur vite me pare, ne baze te auditit qe ka bere Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore. Bankres shprehet se 303 milion dollarët te cilat AKBN nuk ia njeh si shpenzime, ne fakt jane para te cilat jane investuar dhe nuk ka perse te paguaje detyrime. Vete Agjencia e Burimeve Natyrore shprehet se ne baze te marrëveshjes qe shteti ka me Bankres, merret nje ekspert ndërkombëtar per te vlerësuar raportin e auditit, dhe ne rast se pas kësaj palët nuk bien dakord, atëherë rruga e vetme ngelet arbitrazhi. Ka vite qe akuzat ndaj Bankres nuk ndalen, per vete faktin se deri tani ajo nuk derdh asnje kontribut si tatim-fitim ne arkën e shtetit pasi deklaron shpenzime te fryra te cilat e nxjerrin ne bilancet përfundimtare me humbje.

Vizion Plus,  15.09.2015