Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Protesta bllokon linjën e interkonjeksionit

Punimet për ndërtimin e linjës së interkonjeksionit 400 Kv Tiranë-Prishtinë janë ndërprerë , pasi banorët e fshatit Zhej në Kurbin ku po montohen shtyllat në kuadër të kësaj linje prej kohësh zhvillojnë protesta kundër firmës që po merret me finalizimin e këtij projekti.

Ata pohojnë se vendosja e shtyllave për këtë linjë pa një studim paraprak u ka dëmtuar tokat bujqësore e banesat dhe shtojnë se pa marrë dëmshpërblim nuk do lejojnë vijimin e punimeve.

Shqiptarja.com  14.09.2015