Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Protestojnë punëtorët e KEK-ut për kthimin në punë të ish-drejtorit Thaçi

Dhjetëra punëtorë të Korporatës Energjetike të Kosovës protestuan për kthimin në punë të ish-drejtorit ekzekutiv të kësaj korporate Njazi Thaçi, të shkarkuar nga bordi i përkohshëm.

Kjo protestë e organizuar nga Këshilli Iniciues i Punëtorëve të KEK-ut, mbajti protestë para mensës së termocentralit “Kosova B” edhe pse pati përplasje ndërmjet protestueseve dhe sigurimit të KEK-ut që protesta të mbahet në ambientet e kësaj korporate.

Faket Selmani nga ky Këshill, kërkoi nga bordi dhe kryeministri i ri Avdullah Hoti që të kthejë në punë Njazi Thaçin, pasi siç tha ai ka qenë “kryehero” i kësaj ndërmarrje me performancë pozitive.

Në fund, ai është shoqëruar në polici së bashku me Muhamet Selamin si organizator të protestës, që me gjasë nuk kanë pasur leje për të protestuar brenda ambienteve të KEK-ut.

Policia në fillim të ngjarjes nuk ishte e pranishme, por pas 20 minutave aty u pa edhe njësia speciale.

Ndryshe, bordi i ri i drejtorëve të KEK-ut kishte shkarkuar kryeshefin ekzekutiv të kompanisë, Njazi Thaçin dhe zëvendësin e tij Nysret Kelmendi më 24 prill.

Vendimin e kishte marrë bordi i ri një ditë pas shkarkimit nga Qeveria e Kosovës.

Telegrafi,  05.06.2020