Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Audit ndërkombëtar për Bankers

Bankers Petroleum Ltd., (“Bankers” ose “Kompania”) (TSX: BNK, AIM: BNK) dëshiron t’ju njoftojë marrjen e angazhimit nga Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore (‘AKBN’) për të angazhuar një kompani auditimi ndërkombëtare, palë e tretë, në zgjidhjen e një auditimi të hapur në lidhje me shpenzimet operative dhe kapitale të pranuara si kosto të rekuperueshme siç është deklaruar më parë edhe në bilancin financiar të kompanisë.

Në javet e ardhshme palët do të zgjedhin një auditues ndërkombëtar dhe shpresojnë të arrijnë një përfundim mbi këtë çështje në muajt në vazhdim. Kjo nismë pritet gjithashtu që të zgjidhë edhe vlerësimin për balancen e taksës prej 57milionë të marrë së fundmi e bazuar mbi auditin e sipërmendur.

“Kjo nismë përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt rritjes së transparencës në administrimin dhe rregullimin e aktivitetit të naftës dhe gazit në Shqipëri. Bankers e shikon këtë angazhim të autoriteteve si një moment të rëndësishëm në përmirësimin e vazhdueshëm të operacioneve tona”, tha David French, President dhe CEO i Bankers Petroleum.

Revista Monitor,  14.09.2015