Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Braçe-Berisha, replika për CEZ-in

Edhe në seancën e sotme, debatet e nxehta kanë shoqëruar Kuvendin e Shqipërisë. Përplasja u shënua ndërmjet ish-Kryeministrit Sali Berisha dhe deputetit të PS Erion Braçe në lidhje me CEZ dhe prishjen e kontratës së qeverisë së djathtë me kompaninë çeke.

Më herët ish-Kryeministri akuzoi Ramën për afera korruptive në CEZ, në lidhje me vendimin e qeverisë për të paguar rreth 98 milionë euro për shmangur arbitrazhin ndërkombëtar.

Por i menjëhershëm ka qenë reagimi i Braçes, i cili ka paraqitur nga foltorja e Kuvendit dokumente që sipas tij faktojnë abuzime dhe favore të Berishës në CEZ që arrijnë deri në 220 milionë euro. Braçe tha se Berisha ka shkatërruar sistemin elektro-energjitik në vend, dhe për këtë duhet një hetim gjithëpërfshirës.

I ndodhur në këtë situatë, Berisha ka preferuar të lërë sallën e Kuvendit pa pasnjë shpjegim

“Berisha i shkaktoi dëme të mëdha sistemit elektro-energjitik. Për këtë duhet të bëhet një hetim gjithpërfshirës. Duhet të hetohen ministrat. E dini si ka ndodhur? Privatizimi i OSHEE ka ndodhur pas takimit të Berishës në Pragë. Berisha ka bërë favore në shuma me mbi 220 milionë euro.” u shpreh Braçe.

Revista Java, 10.09.2015