Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Gjiknuri në takim me kryebashkiakët

Gjatë takimit të zhvilluar me 61 kryebashkiakët e dalë nga zgjedhjet vendore të 21 qershorit, ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri, ka kërkuar bashkëpunim për shlyerjen e borxheve që disa institucione të qeverisjes vendore i kanë kompanisë së energjisë.

Gjiknuri ka thënë se janë rreth 12 milionë dollarë borxhe të pashlyera prej vitesh dhe u ka kërkuar bashkive e ndërmarrjeve të ujësjellësve të bashkëpunojnë për likuidimin e tyre.

Ministri i Energjisë është shprehur se janë konstatuar disa raste të abuzimit me faturimin e ndriçimit.

Gazeta Shekulli, 08.09.2015