Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Mallrat që furnizojnë shtetin me taksa, nafta në krye

Për nevojat e konsumit të përditshëm Shqipëria importon mijëra artikuj nga jashtë vendit, por vetëm pak prej tyre janë të rëndësishëm për nga të ardhurat që sigurojnë për buxhetin e shtetit.

Sipas të dhënave nga doganat në muajin qershor ishin 17 artikujt kryesore që siguruan të ardhurat mujore që institucioni derdh për llogari të buxhetit të shtetit. Lista kryesohet nga karburantet, cigaret, automjetet, gruri dhe uji etj.

Siç shihet sipas zërave doganat mblodhën 13.2 miliardë lekë gjithsej në qershor, ku rreth 3.4 miliardë lekë ose 26 për qind e krejt totalit u vol nga 17 artikujt kryesor.

Vetëm nga karburantet u arkëtuan në qershor rreth 1.3 miliardë lek ose 10 për qind e krejt totalit te të ardhurave doganore. Më pas vijnë cigaret, ndaj të cilave u arkëtuan 404 milionë lekë ose 3% e totalit të vlerës së arkëtuar për një muaj nga doganat. Gjithashtu nga zhdoganimi i automjeteve janë vjelur 347 milionë lekë ose 2.6% e totalit. Më pas zhdoganimet e grurit kanë kontribuar me 0.9 për qind te të ardhurave doganore të qershorit. Karakteristikë është se për këtë muaj uji është ndër mallrat me të zhdoganuar. Nga zhdoganimi ujit janë vjelur në dogana 116 milionë lekë ose 0.8 për qind e krejt totalit.

Revista Monitor,  27.08.2015

MONITOR_MALLRAT_MLD-LEKE