Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Maqdonia me ligj të ri për energjitikën

Ligji për Energjetikën do të pësojë ndryshime, të cilat janë bërë gati, por që nuk bëhen publike. Ministri i Ekonomisë, Bekim Neziri thotë se ndryshimet bëhen me qëllim të harmonizimit të ligjeve vendore me ato evropiane.

“Në këtë fazë është përgatitur projekt versioni. Ky version duhet të harmonizohet me të gjithë ligjet e BE-së. Një kopje duhet të dorëzohet në Bashkësinë Evropiane të Energjetikës, e cila është pjesë e BE-së. Për ligjin do ketë dhe debat publik dhe derisa t’i harmonizojmë të gjithë pjesët, nuk do të doja të flisja për detajet e ndryshimeve, kështu që do presim të harmonizohet me Bashkësinë Evropiane të Energjetikës dhe pastaj do kalojë në debat publik”, deklaroi Bekim Neziri, Ministër i Ekonomisë.

Bashkimi Evropian thekson nevojën e reformimit të sektorit energjetik. Në disa prej sektorëve madje është e domosdoshme harmonizimi i ligjeve.

“Qeveria e Maqedonisë duhet të punojë, t’i ristrukturojë rregullativat ligjore, të punojnë me njerëz që janë përgjegjës për sistemin energjetik dhe ngadalë të afrohen me të gjithë ligjet dhe projektligjet , që duhet të ndryshojnë dhe të miratohen me qëllim që ti përshtaten legjislacionit të BE-së”, tha Martin Klauk, përfaqësues i delegacionit të BE-së.

Bashkimi Evropian me 1.6 milionë euro ka financuar projekte për harmonizimin e legjislacionit vendas me atë evropian. Projekti ka zgjatur dy vjet dhe në kuadër të tij janë përgatitur tekste për energjetikën dhe Ligjin për karburantet bio.

Revista Monitor,  25.08.2015