Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Mal i Zi pritet ti bashkohet TAP-it

Çështja nëse Mali i Zi do të bashkohet me projektin TAP pritet të diskutohet në fund të gushtit në një takim mes përfaqësuesve të vendeve të Ballkanit në Vjenë. Kështu shkruan sot gazeta malazeze Dnevne Novin.

TAP është një projekt i një rëndësie të madhe për të gjitha shtetet e përfshira, ashtu sikurse edhe për Malin e Zi.

“TAP është një burim i lirë i energjisë”, thuhet sot në artikull. “Ky projekt mund të bëhet një stimul për zhvillimin e industrisë dhe për konsum të familjeve të Malit të Zi. Mali i Zi dhe vendet e tjera të Ballkanit janë të interesuar në ndërtimin e tubacionit.”

TAP do të transportojë gaz natyror nga fusha gjigante e Shah Deniz II në Azerbajxhan për në Europë. Gazsjellësi me gjatësi prej rreth 870 km do të lidhet me Gazsjellësin Trans Anatolian (TANAP) në afërsi të kufirit turko-grek në Kipoi, do të përshkojë Greqinë, Shqipërinë dhe Detin Adriatik dhe do të dalë përsëri në tokë në Italinë e Jugut. Ndërtimi i tubacionit pritet të fillojë në vitin 2016.

Revista Monitor,  25.08.2015