Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

KFW, hua për HEC-in e Vaut të Dejës

Hidrocentrali i Vaut të Dejës do ti nënshtrohet një rikonstruksioni të plotë me qëllim minimizimin e përmbytjeve, fenomen ky që përsëritet çdo vit në vendin tonë për shkak të amortizimit.

Qeveria shqiptare ka marrë hua një shumë prej 20 milion eurosh të dhëna nga Banka Gjermane për Zhvillim, KFW, me garancinë e Republikës Federale Gjermane, e cila do të investohet për projektin “Energji ujore dhe siguria e digave në kasakdën e Drinit”. Marrveshja e borxhit, e cila është botuar në Fletoren Zyrtare do të zbatohet nga Korporata Elektroenergjetike Shqiptare.

Sipas marrëvshjes në fjalë, shuma e parave do të përdoret konkretisht për rehabilitimin e portave të shkarkimit të hidrocentralit të Vaut të Dejës; realizimin e një Qendre për Monitorimin e Digave dhe Informim; dhe shërbimet e Konsulencës. Kjo ndërhyrje prirtet të rrisë sigurinë ne kaskadën e Drinit dhe do të krijojë mundësinë e menaxhimit të sigurt të prurjeve në lumin Drin.

Borxhi ka afat shlyerje deri në Qershor të vitit 2027. Kjo është ndërhyrja e parë që nga ndërtimi i HEC-it në vitin 1970, i cili është një prej veprave më të rëndësishme të sistemit energjetik shqiptar.

Scan TV, 22.08.2015