Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

KEDS vazhdon me investimet në rrjet

KEDS ka investuar fuqishëm në kapacitetet e shpërndarjes për konsumatorët e Letancit të Podujevës. Trafo e re ka rritur kualitetin e shërbimeve si dhe sigurinë e furnizimit dhe atë fizike për qytetarët.

Rreth 1 mijë banorë të fshatit Letanc, në periferi të Podujevës, tashmë kanë energji elektrike dukshëm më kualitative. Kjo, pasi KEDS duke zëvendësuar trafon, ka rritur kapacitetet e shpërndarjes për më tepër se 50 për qind.

“Në fshatin Letanc ka qenë transformatori 400 KVA (kilovolt amper) dhe në vend të saj kemi vendosur transformatorin 630 KVA”, thotë Nexhat Fazliu, koordinator i Departamentit të Prishjeve në Podujevë. Bashkë me trafon, janë vendosur edhe pajisjet përcjellëse, duke përfshirë kabllot bistekë dhe shtyllat e betonit.

Paralelisht me rritjen e kapaciteteve është rritur edhe siguria fizike e qytetarëve në atë pjesë, sepse KEDS ka vendosur trafon në trafoblind, përderisa e mëhershmja ishte në trafoshtyllë.

Ky investim ka përmirësuar dukshëm kualitetin e shërbimeve, pasi asetet e mëhershme të trashëguara nga koha kur shpërndarja e energjisë elektrike ishte pronë publike, ishin në gjendje mjaft të rëndë. Konsumatorët janë ndarë mjaft të kënaqur.

“Vërtet është bërë një punë e mirë. Kjo tregon seriozitetin e KEDS-it që të jetë sa më afër nesh. Por, edhe në duhet t’i kryejmë obligimet tona ndaj kompanisë. Kjo do të bënte që të fitonim të dy palët dhe të ndërtonim partneritet të mirëfilltë”, thotë Shaban Talla, pronar i një dyqani afër trafos së re.

Ky trafostacion është përmbushje e zotimeve të kompanisë që të investojë në komunën e Podujevës 1.2 milionë euro vetëm gjatë këtij viti.

Trafostacioni është ndër dhjetëra të tillë që janë vendosur anekënd Kosovës gjatë javëve të fundit. Përfitues janë dhjetëra-mijë konsumatorë që kanë tashmë furnizim me energji elektrike brenda standardeve më të larta.

Telegrafi, 21.08.2015