Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Bursat në panik, nafta bie sërish

Bursat ranë të premten, pasi një vëzhgim tregoi se fabrikat e Kinës u tkurrën me ritmin e tyre më të shpejtë që nga kulmi i krizës globale në vitin 2009, duke bërë që investitorët të kërkojnë aktive të sigurta si obligacionet dhe ari.

Aksionet e tregjeve në zhvillim morën një goditje dhe çmimet e naftës po shkojnë drejt periudhës më të gjatë me humbje që nga 1986, teksa është shtuar frika se Kina do të ngadalësojë rritjen globale. Indeksi i gjerë i Azisë dhe Paqësorit, përjashtuar Japoninë, MSCI, ra 2.4 përqind në nivelin më të ulët që nga 27 korriku 2012, duke shënuar një humbje javore prej 6.1%.

Humori në tregje, që është tashmë i acaruar nga dobësia në Wall Street, u përkeqësua dhe më tej nga të dhënat e aktivitetit të fabrikave kineze.

“Tregjet po presin më të keqen tani,” tha Herald Van Der Linde, kreu i departamentit aziatik për kapitalet në HSBC.

Indeksi MSCI për tregjet në zhvillim ra me 1.7% në nivelin më të ulët që nga gushti 2009.

Në tregjet e mallrave, nafta bruto vazhdoi tendencën e saj rënëse. Nafta bruto amerikae po shkon drejt javës së tetë radhazi me rënie, duke rënë me 0.5% në $40.85, pasi preku nivelin më të ulët ët shumë viteve prej $40.21 të enjten.

Revista Monitor, 21.08.2015