Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Nafta sot

Rënia e çmimeve të naftës në bursat ndërkombëtare, gjatë sesionit të kaluar, është reflektuar edhe në tregun e naftës me shumicë, në vendin tonë. Gjatë sesionit të sotëm, nafta me shumicë shitet me 142.26 lekë për litër, në rënie me 1.17%, krahasuar me sesionin e një dite më parë. Çmimi i pasqyruar është aktual, dhe i referohet vetëm ditës së sotme. Luhatjet në çmimin e shumicës vijnë, përveç çmimit me të cilin kuotohet në bursë, edhe në bazë të kostove të transportit, cilësisë së produktit të zhdoganuar, kursit të këmbimit ndërmjet dollarit dhe lekut, si dhe barrës shtetërore. Këto të dhëna i referohen çmimit përfundimtar me të cilin nafta del nga dy portet e vendit, atë të Durrësit dhe atë të Vlorës, ku përfshihen edhe të gjitha kostot që janë të detyruara me ligj, përfshirë barrën shtetërore, e cila sot regjistrohet në 91 lek për litër.

Scan TV, 20.08.2015