Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Kosovë, tregtarët e naftës i kanë borxh shtetit

Pronar të pikave të shitjes me pakicë të derivateve, nuk po ia paguajnë Ministrisë së Infrastrukturës (MI) taksën për hyrje-dalje në rrugët magjistrale në gjithë territorin e Kosovës.

Në bazë të dokumenteve të siguruar nga gazeta “Zëri” shihet se vlera totale e borxheve që këto biznese i kanë borxh shtetit janë rreth 2.7 milionë euro.

Në listën e borxhlinjve hyjnë edhe kompanitë e mëdha në vend, siç është “Al Petrol”, “Hib Petrol”, “Patroni”, “Petrol Company”, “Nic Holding”, “Tullari”, por edhe “Dilloni Benz”, pronë e Fadil Berjanit, kryetar aktual i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës.

Në listën e borxheve prej rreth 75 mijë euro është edhe kompania “Petrol Oti Slovenia”, pronë e Nazmi Bytyqit, ish-kryetar i Shoqatës së Naftëtarëve në vend.

Gazeta Zëri,  19.08.2015