Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Mungesa e energjisë në hotele

Mjaft pushues janë ankuar ditët e fundit për mungesë të energjisë elektrike dhe ujit të pijshëm në zona të ndryshme bregdetare të vendit.

Presidenti i Shoqatës së Hotelierëve, Zak Topuzi, u shpreh në një intervistë për TV SCAN, se mungesa e energjisë elektrike, si dhe pushtetit vendor për shërbime të ndryshme, ka ulur mjaft cilësinë e shërbimeve në strukturat turistike si hotele apo restorante.

Sipas Topuzit, ka dhe mjaft struktura turistike të cilat po abuzojnë me cilësinë e shërbimit dhe me standardet. Kështu lidhur me aksionet e OSHEE për ndërprerjen e energjisë në shumë prej këtyre strukturave, Topuzi propozon që duhet të bëhet një marrëveshje mes palëve, për të shlyer detyrimet e tyre.

Scan TV,  18.08.2015