Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Minatorët e Trepçës i japin kohë kryeministrit

Minatorët e kombinatit “Trepça” patën paralajmëruar se do të futen në grevë nëse nuk do të plotësoheshin kërkesat e tyre.

Madje, ata i patën dërguar një kërkesë kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa, me anë të së cilës kërkuan që deri më 1 gusht të ndërmerret ndonjë veprim lidhur me zgjidhjen e statusit të Trepçës. Por, tash ata kanë ndërruar mendje, edhe pse nuk iu janë përmbushur kërkesat.

Drejtori i minierës “Trepça” në Stantërg të Mitrovicës, Qazim Jashari, ka arsyetuar këtë veprim me atë se kryeministri Mustafa nuk ka pasur kohë të merret me ta, për faktin se i është dashur të merret me çështje madhore, siç është Gjykata Speciale.

Ai është shprehur skeptik nëse do të hyjnë në grevë nëse në vjeshtë nuk përmbushen kërkesat e tyre.

Tribuna,  17.08.2015