Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

IQT inspekton bombolën e gazit që shpërtheu

Prokuroria e Tiranës dhe Policia e Shtetit kanë kërkuar nga Inspektoriati Qendror Teknik, (IQT) kryerjen e një ekspertimi teknik mbi gjendjen fizike të bombolave të gazit të gjetura pas shpërthimit në ëmbëltoren në rrugën “Don Bosko”.

Një akt i tillë është kërkuar nga organet e hetimit me qëllim dokumentimin e plotë të ngjarjes së ndodhur të dielën e 8 gushtit, në të cilën u plagosën 21 persona.

Ndërkaq pronari i ëmbëltores, Avdulla Dervishi dhe bashkëshortja e tij Paqësie Dervishi, vijojnë të qëndrojnë në spitalin e djegies plastike në Tiranë.

Mjeku, Ilir Nezha tha për A1 Report se gjendja e tyre shëndetësore paraqitet e stabilizuar por ata vijojnë të mbahen nën vëzhgim prej tyre. Të dy bashkëshortët kanë plagë të rënda djegieje të shkallës së dytë B.

Bashkë me ta në reanimacion janë edhe dy gra të tjera të djegura në këtë aksident. Tre pacientë të tjerë tashmë janë në mjekim në një nga pavionet e këtij spitali.

Ndërkaq veç ëmbëltores në rrugën “Don Bosko”, Avdulla dhe Paqësie Dervishi, kanë pasur në pronësi edhe një dyqan në rrugën “Bardhyl”, ku shisnin akullore.

Të mërkurën gjykata vendosi të lërë në gjendjen arresti në spitalin, pronarin Abdullah Dervishi.

Shqiptarja.com  13.08.2015