Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Rreziku nga bombolat e gazit

Bombula e gazit që shpërtheu dy dite me pare ne rrugën “Don Bosko” ku mbeten te plagosur 20 persona u sekuestrua. Ajo ka qene e kolauduar ne vitin 2013, por rimbushja kryhej ne vende te palicesuara. Ekspertet e fushës thonë se si pasoje e saj, ka patur rrjedhje gazi, i cili ne kontakt me ajrin ka sjelle shpërthimin. Sipas eksperteve, shpërthimet ndodhin nga rrjedhja e gazit dhe jo nga shpërthimi i bombules. Ndaj rendësi parësore për sigurinë është rimbushja e tyre. E nëse do te flasim për tregun, 99% e tij është jashtë kontrollit. Jo vetëm ne aspektin e sigurisë qe ofrojnë, por edhe ne aspektin fiskal. Qe një bombul gazi te ketë garancinë e plote ne përdorim, ajo duhet te jete jo vetëm e kolauduar, por edhe t’i nënshtrohet nje sere verifikimesh. Kontrollet kryhen vetëm ne pikat e tregtimit qe janë te licencuara. Ndërkohe janë me qindra pikat qe tregtojnë gaz pa asnjë kriter dhe vetëm nje prej tyre është e licencuar, sipas rregullave dhe ligjeve ne fuqi. E deri sa tregu te vihet nen kontroll nga shteti, nuk mbetet gjë tjetër per te thëne ece te na ruaj Zoti….

Vizion Plus,  12.08.2015