Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Pika karburanti mbushin bombola gazi jashtë standartit

Në pikun e debatit për mënyrën e tregtimt dhe  përdorimit te  bombolave të gazit, qe mori  shkas nga ngjarja e rëndë e se dielës ku 21 persona mbetën të plagosur pas shpërthimit të një bombule gazi, ORA NEWS në një ditë vëzhgimi sjell pamje të mbushjes së bombulave jashtë çdo kriteri sigurie dhe rreptësisht të ndaluara me ligj.

Mbushja e jashtë normave te lejuara te bombulave të gazit në pikat e karburanteve mund të rezultojë fatale per përdoruesit, megjithatë pikat pranë karburanteve punojnë të pashqetësuara në mes të ditës, në zemër të kryeqytetit.

Ndërkohë pikat e liçencuara të tregtimit të bombulave të gazit, shpjegojnë rrugën ligjore të tregtimit të gazit.

Etleva Qëndro: “Shumica e klientëve i kanë blerë bombolat dhe i mbushin në pikat e paautorizuara. Kjo është e rrezikshme. E para i mbushin tej normës. Problemi qëndron me bombolat e hekurit, janë jashtë standartit, janë të pakontrolluara dhe nuk kanë një manual përdorimi.

Ndryshimet e fundit ligjore ngarkojnë me pergjegjësi për subjektet “Sh. a.”, (shoqëritë aksionere) për kolaudimin e bombolave të gazit që tregtojnë, dhe vendosjen e etiketave. Por qytetarët mbeten të ekzpozuar përballe tregtimit informal  edhe pse drejtues të inspektoriait shtetëror teknik qe ju ben apel që të mos i afrohen pikave të palicensuara, ndërkohë që pergjegjësia direkte për informalitetin bie me këtë institucion.

Ora News,  12.08.2015