Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Vasili: Zgjidhje për ujin, energjinë e mbetjet

Problematikat e vërejtura e të raportuara nga pushues të ndryshëm në mbarë vendin lidhur me energjinë elektrike, furnizimin me ujë apo trajtimin e mbetjeve janë risjellë në vëmendje nga Lëvizja Socialiste për Integrim, pjesë e mazhorancës qeverisëse dhe e kabinetit qeveritar.

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, në një dalje për mediat i bëri apel qeverisë për të ndërhyrë menjëherë për zgjidhjen e këtyre problematikave. Vasili theksoi nevojën e forcimit të bashkëpunimit mes qeverisjes qëndrore dhe asaj vendore për zgjidhjen e problematikave më të cilat përballen miliona pushues në mbarë vendin.

Në përgjigje të interesit të gazetarëve, kreu i grupit parlamentar të LSI-së u ndal edhe në diskutimet që po zhvillohen sëfundmi lidhur me ndryshimin e skemës së tatimit mbi të ardhurat.

Vasili evidentoi se çdo ndryshim i politikave fiskale duhet të ndërmerret pas analizës, nëse ato do të mund të prodhojnë rritje ekonomike të qëndrueshme apo jo. Sa i përket rënies së konstatuar të të ardhurave nga tatimet e doganat, përfaqësuesi i LSI-së evidentoi se duhet një analizë e thellë dhe se më pas duhen bërë edhe ndryshimet apo reflektimet e nevojshme.

Scan TV,  11.08.2015