Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Zinxhiri i borxheve të Armo-s

TPD-Trading Petrol & Drilling, që nëpërmjet qirasë shfrytëzon një nga impiantet e përpunimit të naftës së ARMOS, është radhitur e 11-a ndër kompanitë më të mëdha për nga xhiroja në tatime në vitin 2014, por nga ana tjetër, kompania që njohu një rritje me mbi katër herë te të ardhurave për një vit, ka një mal me fatura për të paguar.

Sipas të dhënave në Qendrën Kombëtare të regjistrimit përmbaruesit kërkojnë bllokimin e kapitalit të kompanisë deri në ekzekutimin e 89 faturave të papaguara ndaj operatorit “Porto Romano Oil”.
Në kushtet kur ekzekutimi i titullit ekzekutiv me vendimin e përmbaruesit gjyqësor ka kaluar në ekzekutim të detyrueshëm dhe për ekzekutimin e tij duhet të kryhet bllokimi i pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme si dhe kredi tek të tretë me porosi të debitorit, përmbaruesi ka kërkuar që Qendra Kombëtare e Regjistrimit të vendosë sekuestro konservative mbi kapitalin që zotëron debitori, shoqëria TPD-Trading Petrol & Drilling, në mënyrë që të mos kryhet asnjë veprim tjetërsimi apo disponimi.
Faturat me numër serial nga 301 deri në 390 janë lëshuar të gjitha gjatë muajit maj 2015. Nuk bëhet e ditur sa është shuma e këtyre faturave.
TPD-Trading Petrol & Drilling është krijuar në maj të vitit 2012, sipas të dhënave nga QKR dhe ka si aksioner Pajtim Braçaj. Kompania ka njohur rritje të shpejtë, duke e shtuar xhiron me 440% në 2014, në 16.5 miliardë lekë, duke u renditur kompania e 11 më e madhe në vend, në bazë të xhiros vjetore.
TPD (Trading Petrol Drilling) konsiderohet së është një person i lidhur juridikisht me zotëruesit e aksioneve të Taivan Center, sipas një korespondecë ndërmjet Ministrisë së Energjisë dhe asaj të Financave për situatën financiare të ARMOS. TPD në shtator të 2013 ka nënshkruar marrëveshje me ARMO dhe operon në rafinerinë e Fierit ne kapacitet përpunimi 500 mijë tonë në vit.
Sipas letërkëmbimit në fjalë TPD nuk e ka në pronësi kombinatin. Kompania zotëron një garanci bankare 22 milionë USD. Vlerën  e likuiditeteve e kishte minus 4.2 milionë USD në fund tëe 2014 raporton Ministria e Energjetikës. Kërkesat e arkëtueshme TPD i ka 31 milionë USD. Në to përfshihen kërkesa për klientë dhe kreditorë të tjerë me vlerë 30 milionë USD nga klientët, TVSH për rimburësim 1.5 mln USD dhe 769 mijë USD akcizë për rimburësim. TPD ka borxhe për të likuiduar gjithsej, 55. 2 milionë USD. Borxhet ndaj bankave janë 8.7 mln USD, borxhet ndaj furnitorëve dhe detyrimet fiskale, ku furnitorët duhet të shlyhen me 46 milionë USD dhe 1.5 milionë USD sigurime të paguara për punonjësit. TPD rezulton me fitim për 2014 me 5.5 milionë USD. ARMO dhe dy kompanitë që kanë marrë me qira një pjesë të aktivitetit të saj janë në gjendje të rëndë financiare me borxhe që arrijnë gati 400 milionë dollarë. ARMO, e cila ka aktualisht 207 milionë USD kredi për të shlyer në bankat dhe 53 milionë USD në tatime. Azerët  e Heany Assets Corporation kanë lënë administrimin e kompanisë dhe qysh prej këtij viti nafta e ARMOS përpunohet nga dy qiramarrësit TPD-Trading Petrol & Drilling dhe Deveron Advisor Corp.
Revista Monitor,  05.08.2015