Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Porti i Durrësit, investime të domosdoshme për TAP

Autoriteti Portual i Durrësit miratoi me procedurë të përshpejtuar dy projekte të rëndësishme për infrastrukturën.

Thellimi emergjent i basenit dhe kanalit hyrës si dhe e ardhmja e kalatës 9/d në pjesën veri-lindore të portit të Durrësit janë dy projektet që po hyjnë në rrugën e zgjidhjes. Dy studimet janë kryera nga BERZH dhe HPC për këtë qëllim kërkojnë një
financim përtej planifikimeve të APD. Ndërkaq, nevojat e afërta të portit synojnë një zgjidhje të ndërmjetme, e cila mundëson edhe realizimin e pritshmërive për transportin dhe përpunimin e tubacioneve dhe materialeve të projektit të gazsjellësit TAP në vendin tonë.

Financimi prej rreth 4 milionë euro, parashikon largimin e 850,000 metër kub inerteve gjatë thellimit dhe që mundëson hyrjen në port të anijeve me mallra deri në 30 mijë ton. Për realizimin e projektit të thellimit janë parashikuar 6 milionë lekë dhe së shpejti do të publikohen dokumentat e tenderit.

Në të njejtën mbledhje u miratua përfundimi i fazës së parë të projektit për ndërtimin e kalatës 9/d. Sipas projektit të Sellhornit, në këtë kalatë është parashikuar ndërtimi i një pontili me gjatësi 250 metra dhe gjërësi 30 metra, i cili do të ketë një përdorim shumëqëllimësh, edhe për mallrat e përgjithshme. Kontraktori Sellhorn do të vijojë me fazën e projektzbatimit të projektit.

Revista Monitor,  03.08.2015