Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Organizatat mjedisore falenderojnë kryeministrin

Organizatat e Rrjetit “Ecim”, mbështesin deklaratën dhe vendosmërinë  e  Kryeministrit Edi Rama  në lidhje me HEC-et, ku  ndër të tjera ai tha-“Qeveria nuk do të lejojë ndërtimin e HEC-eve në të gjithë ato zona të mbrojtura ku batërdia e korrupsioni ka sjell dhënien e lejeve të ndërtimit të disa HEC-eve, kjo në kundërshtim me ligjin”.

Ky  është një nga vendimet më të rëndësishme  të kësajë qeverie në lidhje me HEC-et. Librazhdi është një nga rrethet më të prekura nga kjo gangrenë dhe lukuni njerëzish të interesuar  për ndërtimin e tyre dhe marrjen e cdo lumi, përroi dhe burimi për  HEC, duke lënë pa ujë fshatra të tërë duke dëmtuar florën dhe faunën e zonës.

Dhënia e lejeve koncesionare e mbi 95 HEC në tërë rrethin e Librazhdit prej këtyre 47 copë në Parkun Kombëtar Shebenik-Jabllanicë, një pjesë  tjetër dhe në  Z.M.të katëgorisë së IV, ka krijuar mjaft probleme në florën dhe  faunën e këtijë rrethi. Dhënia e lejeve koncesionare ta pastudiuara mirë  bëri që të dalin në pah dhe problemet e para me popullsinë e këtyre zonave, banorët u ngritën në protesta pa fund për moslejimin e këtyre  HEC-eve që po ndërtohen me shpejtësi, duke shkatërruar mjedisin në  Parkun Kombëtar e më gjërë.

Nga ndërtimi i tyre janë shkatërruar mjaft lumej në Librazhd si: Polisi, Rrapuni, Sheja Dragostunjë, Sheja Hotolisht, Dardha, Bushtrica, Shkumbini, Gostima, Stravaji, një numër i madh lumejsh ku trofta e kuqe është në rrezik zdhukje. Po kështu dhe mjaft specie dhe kafshë  rrezikohen të zhduken ku kohët e fundit është  shfaqur dhe rrëqebulli i Balkanit, por  me  shkatërrimet që po i bëhet  mjedisit  rrezikohet gjithë jeta njerëzore, dëmet  këtë vit janë ndjer dhe në bujqësi.

 Kronologjia e zhvillimit të ngjarjeve ne lidhje me HEC-et në Librazhd.

Ishte fillimi majit të vitit 2013, kur falë projektit të REC Albania, Programit SENIOR-A mundësuar nga granti i Qeverisë Suedeze, Shoqata Mjedisore Egnatia si pjesë e rrjetit :ECIM”  në bashkëpunim me specialistë, OJF të Librazhdit,në me  komunitetin e zonës  kërkoi anullimin e lejeve koncesionare. Komuniteti u ngrit në protesta  për mbrojten e mjedisit dhe verifikimin e të gjitha lejeve mjedisore. U hartuan peticione, drejtuar qeverisë. Qeveria e mori seriozisht këtë problem duke anulluar fillimisht 11 leje koncesionare, e cila sot pasohet me një vendim akoma më të rëndësishëm.

Prej nga viti 2013 dhe deri në shtator 2014 nga komuniteti i Librazhdit janë  realizuar mbi 180 protesta, komuniteti ka kundërshtuar ngritjen e  këtyre HEC-ve dhe rishikimin e lejeve koncesionare, pjesë e këtijë procesi ka qënë dhe grupimi i rrejtit “ECIM”, ku kanë kërkuar rishikimin e këtyre lejeve si dhe impaktin e tyre në mjedis.

Popullsia që ka protestuar është ajo e banorëve Dorëzit,Togëzit, Komunë Qendër, Dardhës në Hotolisht, të Polisit ku kërkonin me të madhe  zbardhjen e lejeve koncesionare. Madje ka patur dhe  përplasje me Policinë e Librazhdit  dhe arrestime të banorëve të komunitetit pasi kërkonin zbardhjen e gjithckaje.

Madje sipas dëshmitarëve dhe ivestigimeve të bëra policia provokoi dhe më pas  përdori dhunë ndaj grave dhe gjithë protestuesëve që po protestonin paqësisht.

Po kështu një tjetër protestë u bë edhe në  Dardhë të Librazhdit nga banorët ku u arrestuan  dy kryetarë fshatrash Aqif Duka dhe Safet Polisi por që janë në ndjekje të lirë nga prokuroria. Ndërsa në Polis u arrestuan dhe u dënuan tre gra dhe katër burra  sepse këta kërkonin ujë dhe zbardhjen e lejeve mjedisore. U dënuan Nexhime Guberi, Feride Shata, Jetmira Shata, Shefqet Luka, Sherif Bufi, Besnik Shata  dhe Bledar Shata.

Këta uzurpues të mjedisit kanë privatizuar dhe rrugët që kanë hapur në pyje, përgjatë lumejve, përrenjve, pyjeve duke vendosur  trarë, postblloqe duke mos lejuar dhe banorët për të shkuar në fshatin e tyre, turistët, vizitorët e kanë të pamunduar për të kaluar postblloqet kryesisht  drejt Parkut Kombëtar. Këta  shkelin cdo ditë e më tepër ligjet mjedisore, duke hapur rrugë, duke prerë pemët, duke u futur në zemër të parkut, duke shitur dhe zharovet e lumit dhe lëndën drusore. Një pjesë janë gjobitur me gjoba të rënda nga inspektorët e mjedisit por përsëri situata nuk ndyshon.

Vendimi i kryeministrit Edi Rama vlen për tu mbështetur, vendim që bën të marri fund njëherë e mirë masakra dhe krimi mjedisor në Librazhd, në Zonat e Mbrojtura dhe në të gjithë Shqipërinë.

Ekolëvizja,  30.07.2015