Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Bullgaria nuk pjesë në takimin e Turkish Stream

Bullgaria nuk ka marrë ftesë zyrtare për takimin e ministrave të Jashtëm të Serbisë, Maqedonisë, Greqisë, Turqisë dhe Hungarisë në Budapest më 7 prill mbi projektin e tubacionit të gazit Turkish Stream, sipas ministrit të Jashtëm, Daniel Mitov.

Gjatë një fjalimi të mbajtur në Parlament, Mitov informoi se as ai dhe as ekspertët e Ministrisë së Jashtme nuk kishin marrë ftesë për të marrë pjesë si vëzhgues në takimin e Budapestit, në bazë të raporteve të investor.bg.

Ai vuri në dukje se politika e Bullgarisë në këtë sferë parashikonte ndjekjen e projekteve me rëndësi kombëtare dhe të BE-së që përputhen me disa kërkesa, më së shumti me fizibilitetin ekonomik (duke përdorur rrugën më të shkurtër dhe infrastrukturën ekzistuese), rreziqet minimale politike, si dhe mungesën e pikave të konfliktit me zbatimin e Korridorit të Gazit Jugor.

Mitov sugjeroi se një nga mënyrat për ta mbajtur rrezikun në minimum ishte hartimi i rrugëve që kalojnë në vendet e BE-së.

Ai tha se mendohet që financimi i projekteve të jetë i sigurt dhe në përputhje me ligjin e BE-së.

Mitov e citoi Korridorin Vertikal të Gazit, si një nga projektet e rëndësishme për Bullgarinë.

Revista Monitor,  11.07.2015