Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

TAP, takim me kontraktorët italianë

Konsorciumi i gazsjellësit Trans-Adriatik do të zhvillojë një takim me kontraktorët dhe nënkontraktorët në Leçe të Italisë.

Qëllimi i takimit është evidentimi i punës në terren, zgjidhja e problematikave dhe përshpejtimi i ndërtimit të veprës. Në faqen e saj zyrtare në internet, konsorciumi njofton se, në takim do të diskutohen Çështje me qëllim rritjen e bashkëpunimit mes bizneseve dhe rritjes së kapaciteteve të furnizimit dhe shpërndarjes së gazit. Megjithatë, të gjitha bizneset e interesuara për të qenë pjesë e ndërtimit të kësaj vepre energjetike duhet të aplikojnë për marrjen e punëve nëpërmjet njoftimeve për tender që zhvillon konsorciumi.

Këto njoftime publikohen në faqen zyrtare të zhvillimit të tenderëve të Bashkimit Europian dhe pjesëmarrja në to për të qenë pjesë e gazsjellësit TAP është e vlefshme si për kontraktorët, ashtu edhe për nënkontraktorët.

Duhet thënë se, puna për këtë gazjsellës në vendin tonë ka nisur që vitin e kaluar, duke ndërtuar rrugët e aksesit për në zonat nga ku do të kalojë vepra. Gazsjellësi Trans-Adriatik vlerësohet si investimi më i madh i huaj në vendin tonë me rreth 1 miliard euro dhe impakt fillestar në ekonominë shqiptare deri në trefishin e kësaj vlere. Gazsjellësi TAP ka një kapacitet të transportit të gazit deri në 10 miliardë metër kub në vit me mundësi dyfishimi të kësaj sasie.

Scan TV, 02.07.2015