Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

KESCO importon dhe eksporton njëkohësisht

Furnizuesi Publik (KESCO) po importon dhe eksporton energji elektrike në të njëjtën kohë. Eksporti i energjisë elektrike gjatë javës së kaluar ka shkuar deri në 310 megavat për orë, në kohën kur kjo ndërmarrje private lëshonte komunikate për mungesë të energjisë elektrike, shkruan sot Koha Ditore.

Eksporti nuk ishte ndaluar as gjatë orëve kur konsumi i energjisë elektrike arrin kulmin. Ishin eksportuar nga 120 megavat gjatë orëve të ditës, kurse nga 70 megavat gjatë orëve të mbrëmjes (20:00-23:00).

Ky eksport ishte bërë në ditën kur KESCO-ja kishte lëshuar komunikatë për mungesë të energjisë elektrike për shkak të rënies së njësisë A5 të termocentralit “Kosova A”, përcjell koha.net. Për më tepër, gazeta ka gjetur raportin 24-orësh të furnizimit me energji elektrike që tregon se KESCO-ja në të njëjtën kohë edhe importonte energji elektrike.

Telegrafi,  06.07.2015