Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Investim amerikan për termocentralin në Kosovë

Zëvendëspresidenti i Bordit të Guvernatorëve të Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Ilir Ibrahimi, në një intervistë për gazetën “Zëri” thotë se gjatë këtij muaji kompania gjigante amerikane “Contour Global” pritet të nënshkruajë kontratën me Qeverinë e Kosovës për ndërtimin e një termocentrali të ri, që do të prodhojë 600 megavate orë energji elektrike.

Ibrahimi thotë se kohëve të fundit është rritur dukshëm interesimi i kompanive amerikane për të investuar në vendin tonë.

Sipas Ibrahimit, po vërehet se ka një interes të shtuar të kompanive amerikane për të investuar në Kosovë. “Janë shtuar aplikacionet e tyre për anëtarësim në Odën Ekonomike Amerikane në Kosovë”, ka thënë ai.

Por, bazuar në të dhëna zyrtare të BQK-së shihet qartë se shuma e investimeve të huaja në vendin tonë është duke rënë në vazhdimësi.

Në periudhën janar-qershor 2014 investimet e huaja shënuan vlerën prej 39.9 milionë eurosh, që është për 110.1 milionë euro më e ulët krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak.

Kjo po ndodh sipas Ibrahimit, pasi që Kosova është një treg i vogël dhe nuk ka arritur që të tërheqë vëmendjen e kompanive të mëdha amerikane për të investuar.

Ndërtimi i termocentralit të ri nga kompania amerikane “Contour Global” sipas Ibrahimit do të jetë investimi më i madh që ka ndodhur deri më tani në Kosovë dhe do të jetë njëqind për qind amerikan.

Telegrafi,  03.07.2015