Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Bashkia, 780 ndriçues të rinj për kryeqytetin

Rreth 780 ndriçues të rinj do të vihen në kryeqytet. Ata do të bëjnë të mundur rritjen me 50 për qind të fluksit të ndriçimit rrugor dhe reduktimit me 60 për qind të kostos së përdorimit të energjisë elektrike, krahasuar me ndriçimin ekzistues. Ky projekt pilot i Bashkisë së Tiranës do të shtrihet në trajektoren sheshi “Shqiponja” – Rruga e Durrësit – sheshi “Skënderbej” – bulevardi “Dëshmorët e Kombit” – sheshi “Nënë Tereza”. Ai pritet që të përfundojë javën e ardhshme. “Ky projekt është pjesë e strategjisë afatgjatë të Bashkisë së Tiranës të miratuar në Këshillin Bashkiak në dhjetor 2014 për zëvendësimin e ndriçuesve brenda qytetit të Tiranës me ndriçues të teknologjisë së lartë, që reduktojnë ndjeshëm koston e përdorimit të energjisë elektrike dhe kanë fuqi ndriçuese dhe jetëgjatësi më të madhe se ndriçuesit e zakonshëm. Në përfundim të projektit, kostoja e energjisë që i faturohet qytetit të Tiranës nga ndriçimi publik do të ulet me 60 për qind ose afro 1 milion dollarë në vit, ndërkohë që cilësia e ndriçimit rritet me afro 50 qind”, thuhet në njoftimin zyrtar të Bashkisë së Tiranës.

Gazeta Shqip,  01.07.2015