Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Fond zviceran për gazin

Qeveria Zvicerane i ka akorduar Shqipërisë një grant në vlerë 6.6 milion, si asistencë financiare për ngritjen e kapacitevete për infrastrukturën e gazit.

Marrëveshja e ratifikuar nga qeveritë respektive ka si objektiv ngritjen e kapaciteteve të nevojshme brenda institucioneve publike si dhe të përditësojë kuadrin ligjor, teknik dhe institucional për të zhvilluar tregun e gazit në Shqipëri, për të zbatuar projektin e gazsjellësit TAP dhe për të menaxhuar projektet në përmasa të mëdha të infrastrukturës së gazit. Nga granti 6.6 milion euro, 6 milion euro do të përdoren për shërbimet e këshillimit dhe të ngritjes së kapaciteteve ndërsa 600 mijë euro për auditimet financiare dhe studimet.

Konsorciumi i Shah Deniz II, me përzgjedhjen e tij të Gazsjellësit Trans Adriatik (TAP) si rrugën e parapëlqyer për transportin e gazit natyror azerbajxhanas për në Evropën Perëndimore, ka hapur rrugën për hapjen e mëtejshme të Korridorit Jugor të Gazit. Nëpërmjet TAP-it, Shqipëria do të lidhet me rrjetin ndërkombëtar të gazsjellësve.

Kërkesa paraprake dhe skenarët për investime në tregun dhe infrastrukturën e ardhshme shqiptare të gazit përbëjnë mundësi të rëndësishme ekonomike për ekonominë shqiptare. Megjithatë, në relacionin e marrëveshjes evidentohet se analizat tregojnë nevojën e madhe të Qeverisë së Shqipërisë për ngritjen e kapaciteteve shtesë për përballimin e projekteve të rëndësisë së lartë siç është TAP-i, si dhe për trajtimin e zhvillimit të mundshëm të një tregu të ri gazi në vend.

Scan TV,  29.06.2015