Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

INDEP shpërndan fonde për efiçencën energjitike

Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) me mbështetje të Komisionit Evropian shpërndan grante për investime në fushën e efiçiencës së energjisë.

Këto grante shpërndahen me qëllim të krijimit të incentivave për biznese për të investuar në masat e efiçiencës së energjisë dhe ngritjes së vetëdijës mbi përfitimet që kanë bizneset nga këto investime.

Ndarja e granteve bëhet në kuadër të projektit ‘Efiçienca e Energjisë për Zhvillim’ projekt ky i implementuar nga INDEP.

Objektivi i përgjithshëm i projektit është ofrimi i mbështetjes për zbatimin e masave për efiçiencë të energjisë dhe objektivave të rëna dakord në planin komunal për efiçiencë të energjisë dhe objektivave të caktuara nga Komuniteti i Energjisë.

Qëllim i këtij projekti është rritja e ndërgjegjësimit, ngritja e kapaciteteteve të institucioneve dhe organizatave lokale dhe përkrahja e sektorit privat drejt gjenerimit të vendeve të reja të punës (green jobs) në nivel lokal.

Grantet mbulojnë 80% të investimit ndërsa nga biznesi kërkohet pjesëmarrje në financim me 20% të shumës totale. Granti do të përdoret vetëm për investim në masa të efiçiencës së energjisë.

Shuma minimale e granteve është 500 EUR përderisa shuma maksimale është 2,500 EUR. Të drejtë aplikimi kanë të gjitha ndërmarrjet mikro, të vogla ose të mesme që operojnë në njërën nga këto 5 komuna: Prishtinë, Obiliq, Fushë Kosovë, Lipjan ose Podujevë.

Formulari dhe udhëzuesi për aplikim mund të shkarkohen përmes web-faqes: www.indep.info ose mund të merren në zyrën e Institutit për Politika Zhvillimore (INDEP) në adresën: Fehmi Agani, 50 A/4 në Prishtinë. Formulari për aplikim dhe dokumentet e bashkangjitura duhet të dorëzohen në zyrën e INDEP në Prishtinë deri me datë 10 korrik 2015, ora 16:00.

Agjensia e lajmeve ekonomia,  27.06.2015