Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Stabilizohet furnizimi me energji në Drenas

KEDS ka vendosur trafon e re dhe rrjetin në Çikatovë të Vjetër të Drenasit. Banorët shprehen se nuk ka mundur të bëhej diçka më e mirë se stabilizimi i plotë i energjisë.

Qamil Dërvishi nga Çikatova e Vjetër e Drenasit ka vizituar bodrumin e shtëpisë së tij gjatë qershorit më shpesh se zakononisht. Kjo i ndodhi pasi kishte disa stabilizatorë të energjisë elektrike që i është dashur t’u gjej vend dikund, sepse nuk i duheshin më. “I vendosa të gjithë në bodrumin e shtëpisë. Tash energjia po na vjen 220 volt, s’na duhen më”, thotë Dërvishi. Kjo ka ndodhur pasi KEDS ka vendosur një trafo të re në mes të fshatit, përderisa ka shtirë rrjetin e ri energjetik anëkend këtij vendbanimi buzë Ferronikelit.

“Fshatit nuk ka mundur t’i ndodhë ndonjë e mirë më e madhe. Ajo çka ka bërë KEDS-i për ne nuk mund të përshkruhet me fjalë. Faleminderit”, thotë i emocionuar Dërvishi. Ai rrëfen kohën kur poçat e energjisë elektrike ndriçonin më pak se qirinjtë. “Nuk funksiononte asgjë. Asnjë pajisje nuk ndizej, nuk punonte”, tregon Dërvishi duke iu referuar kohës kur shpërndarja e energjisë elektrike ishte në pronësi publike. “Tash ka ndryshuar çdo gjë. Thjeshtë na u ka heqë barra më e rëndë. Brenda fshatit nuk është investuar asgjë në energji për më tepër se 30 vjet”, shton ai.

Fjalë miradije për investimet e KEDS-it ka edhe Shyqeri Dërvishi, nga i njëjti fshat. “KEDS na solli dritën. Shpreh falënderimet më të përzemërta për këtë”, thotë çikatovasi, fshati që kishte energji që binte në 140 volt, përderisa shtrihet rrëzë dy linjave paralele të tensionit të lartë, 220 kV (kilovolt) dhe 110 kV. Paralel me to po ndërtohet edhe linja tjetër transmetive, 400 kV që lidhë Kosovën me Shqipërinë. KEDS nuk u pajtua me këtë fakt që mbizotëronte dhe menjëherë filloi përpilimin e projektit dhe bëri implementimin e tij. “Bëmë matjet dhe e pamë që tensioni ishte shumë i ulët. Reaguam mënjëherë dhe tash gjendja është komplet ndryshe. Tensioni shkon stabil në 225 volt”, thotë Naser Xhabazi, Koordinator për Mirëmbajte në KEDS.

Çikatova e Vjetër është në mesin e vendbanimeve të identifikuara me rënie të tensionit në fillimin e pranverës. KEDS ka rregulluar dhjetëra nga to deri tash dhe planifikon që deri në fund të vitit t’i realizojë të gjitha projektet në vendbanimet e identifikuara.

energjia.al 25.06.2015