Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

TC ‘Kosova e Re’ do të hapë 10 mijë vende pune

Zëvendëspresidenti i “Contour Global”-it, kompania fituese për ndërtimin e termocentralit “Kosova e Re”, Garry Levesley, premton se gjatë 4-5 vjetëve të ardhshme në mënyrë të drejtpërdrejtë apo indirekte do të krijohen deri në 10 mijë vende pune gjatë fazës së ndërtimit të termocentralit të ri “Kosova e Re”. Pastaj, gjatë operimit të tij do të krijohen rreth 400 vende pune për rreth 40 vjet të operimit të këtij termocentrali, shkruan Zëri.

“Propozimi ynë është që të zhvillojmë, të financojmë, të kontraktojmë dhe të menaxhojmë ndërtimin e termocentralit, ku ne do të ishim aksionari kryesor. Termocendrali do të jetë “termocentral me thëngjill të pastër”, i cili do të ketë një nivel shumë më të lartë në krahasim me Termocentralet ‘Kosova A’ dhe ‘Kosova B’ dhe do të ketë shumë më pak ndotje, sa që zbrazjet nga tymtarët do të jenë aq të ulëta, ku nuk do të mund tu shihet as tymi ”, tha Levesley.

Revista Monitor,  24.06.2015