Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Keds vazhdon investimet në rrjet

KEDS ka investuar fuqishëm në Kotradiq të Pejës, duke dërguar mbi 50 shtylla elektrike, afro 5 kilometra përçues dhe trafon e re. Lagja e Boshnjakëve në këtë fshat tashmë ka energji elektrike shumë më kualitative.

Kotradiqi i Pejës tashmë përshkruhet nga linja e re e Tensionit të Mesëm, që përfundon te trafo e re e vendosur enkas për furnizim më kulaitativ me energji elektrike të Lagjes së Boshnjakëve.

KEDS ka dërguar në fshatin që ndanë Pejën dhe Deçanin 35 shtylla të Tensionit të Mesëm 109 kilovolt, 11 shtylla të Tensionit të Ulët dhe afro 5 kilometra përçues dhe materiale tjera të cilat kanë gëzuar tej mase banorët e kësaj ane.

“Duke e parë gjendjen në këtë pjesë dhe rënien e tensionit ne reaguam menjëherë. Përmes këtij projekti tash konsumatorët e kësaj pjese kanë energji shumë më kualitative”, thotë Kreshnik Koqani, koordinator në KEDS.

Infrastruktura e trashëguar që nga koha kur asetet e shpërndarjes ishin në pronësi publike ishte e vjetër dhe nuk i plotësonte standardet. “Linja e mëhershme ishte njëfazore. Tashmë kemi vendosur linjën e re trefazoren e cila ofron shërbime të standardeve më të larta”, shton Koqani.

Banorët shprehen të lumtur me investimin, përderisa kanë fjalë të mira edhe për kompaninë. “Faleminderit KEDS”, është fjala e parë e secilit nga ta.

Bashkëpunimi i kompanisë me banorët e fshatit ishte në nivelin më të lartë. Kjo bëri që projekti të implementohej në kohën më të shkurtër të mundshme, duke pasur parasysh edhe karakteristikat e terrenit, vende- vende të thepisur në këtë terren malor.

Ky investim është pjesë e projekteve që po bën KEDS në vendbanimet me rënie të tensionit, identifikimi dhe implementimi i të cilave ka nisur gjatë pranverës së këtij viti.

Projektet kanë nisur fuqishëm dhe tashme dhjetëra nga to janë realizuar në të shtatë distriktet, anekënd Kosovës.

Deri në fund të vitit parashihet të realizohen të gjitha projektet e identifikuara.

Agjensia e lajmeve ekonomia, 16.06.2015