Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Google, priten investime në energjinë e rinovueshme

Google ka investuar shumë të mëdha në teknologji, sidomos në projektet e fundit si makinat pa pilot apo intelegjenca artificiale. Tani gjiganti teknologjik do të  bëjë investime miliarda dollarëshe në projektet e energjisë së rinovueshme.

Në të vërtetë, kompania ka investuar mbi 2 miliardë dollarë në burimet e enegjisë së erës, ndërsa tani Google është duke diskutuar për një projekt tjetër të tillë, që nëse realizohet, do të jetë më e madhja në Afrikë.

Google është duke negociuar që të investojë në “Lake Turkana Wind Power Project” , që është ivestimi më i madh privat në këtë fushë në histori të Afrikës lindore.

Momentalisht prodhohet mbi 300MW energji, me kosto të ulët duke përdorur erën. Për  “Lake Turkana Wind Power Project” janë investuar rreth 650 milionë euro deri më tani.

Aktualisht ende nuk ka një marrëveshje, por nëse do të ketë, atëherë Google nuk do të ketë shumicën e aksioneve. “Ne jemi të interesuar që të investojmë në energji të pastër, që është gjëja më e mirë për ne si kompani, por edhe për planetin tonë”, është shprehur Rick Needham nga Google.

Top Channel,  12.06.2015