Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Hidrokarburet, rriten 53% investimet e huaja

Investimet e huaja direkte kanë shënuar një rritje të fortë në tremujorin e parë të këtij viti, sipas statistikave të publikuara sot nga Banka e Shqipërisë.

Për periudhën janar-mars 2015, investimet e huaja direkte arritën në 258 milionë euro, me një rritje prej 53% në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Edhe në raport me tremujorin e mëparshëm, investimet e huaja kane shënuar një rritje me 13%.

Sipas burimeve nga Banka e Shqipërisë 60% e investimeve të huaja në tremujorin e parë i përkasin sektorit të hidrokarbureve, 14% bankave 3% telekomunikacionit.

Në rritje prej 90 milionë euro në vlerë absolute, në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë ndikimin më të madh e ka dhënë sektori i hidrokarbureve (ku investimet janë shtuar me 40 milionë euro) dhe bankat, që kanë kontribuar me 15-16 milionë euro. Fakti që sistemi banker ka dalë me fitim, ka bërë që të rritet fitimi i riinvestuar.

Nga 258 milionë euro që ishte totali i investimeve në tremujorin e parë, pjesamë e madhe, rreth 210 milionë euro vinte nga kapitali dhe fitimi i riinvestuar dhe jo nga borxhe, një dukuri positive kjo sipas Bankës së Shqipërisë.

Bankers raporton ulje të investimeve
Sipas burimeve nga kompania nxjerrëse e naftës Bankers Petroleum, që zë një peshë të konsiderueshme në investimet e huaja direkte, për tremujorin e parë të këtij viti ishin 50 milionë dollarë. Kompania shpoi 21 puse gjatë tremujorit. Sipas Bankers, shpenzimet kapitale ishin 72 milionë dollar për tremujorin e mëparshëm të 2014 dhe 60 milionë dollar për tremujorin e parë 2014. Sipas kompanisë, gjatë tremujorit të parë 2015, Bankers reduktoi aktivitetin e shpimit të sondave (që përdoren për hapjen e puseve të reja) nga tre në dy për shkak të çmimeve të ulëta në naftës.

Sipas metodologjisë së Bankës së Shqipërisë, burimi për të dy tremujorët krahasues është burim administrativ, pra çka kompanitë hidrokarbure raportojnë te agjensia e hidrokarbureve.

Revista Monitor,  11.06.2015