Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Bankers: Dëmshpërblimet, proçesi drejt fundit

Rreth dy muaj pas çlirimit të xhepit të gazit nga zonën e Marinzës, Kompania “Bankers Petrolium” është drejt fundit të dhënies së dëmshpërblimeve për dëmet e shkaktuara në banesat e banorëve të kësaj zone.

Ndërsa bëhet me dije se procesi i dëmshpërblimeve po ecën me shpejtësi, mësohet se në zonën A Bankers Petrolium ka zhdëmtuar 44 banesa në total dhe është në proces vlerësimi për banesat e tjera dhe parashikohet se mund të përfundojnë brenda javës së ardhshme.

Ndërsa në zonë B ku janë 66 shtëpi të dëmtuar deri tani janë dëmshpërblyer 45 banesa.

Ndërkohë që për dëmshpërblimin për tokën bujqësore, Bankers Petrolium bën me dije se po bisedohet me fermerët për të.

Shqiptarja.com  11.06.2015