Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Nafta sot

Rënia e çmimeve në bursat ndërkombëtare gjatë fundit të sesionit të djeshëm është reflektuar edhe në tregun vendas të naftës me shumicë. Nafta me shumicë gjatë ditës së sotme shitet me 157.81 lek për litër, që shënon edhe një rënie me 0.64% në krahasim me sesionin shkuar. Çmimi i pasqyruar është aktual, dhe i referohet vetëm ditës së sotme. Luhatjet në çmimin e shumicës vijnë, veç çmimit me të cilin kuotohet në bursë, edhe në bazë të kostove të transportit, cilësisë së produktit të zhdoganuar, kursit të këmbimit ndërmjet dollarit dhe lekut, si dhe barrës shtetërore. Këto të dhëna i referohen çmimit përfundimtar me të cilin nafta del nga dy portet e vendit, atë të Durrësit dhe atë të Vlorës, ku përfshihen edhe të gjitha kostot që janë të detyruara me ligj, përfshirë barrën shtetërore e cila sot regjistrohet në 93.39 lek për litër.

Scan TV,  28.05.2015