Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Bullgaria në pozicion kyç për gazin iranian

Bullgaria është në një pozitë gjeografike për të shërbyer si rruga për ambiciet e gazit iranian për të arritur Europën, tha presidenti iranian , cituar nga UPI agency. Presidenti irania, Hassan Rouhani shqyrtoi kredencialet e ambasadorit bullgar në Teheran, Christo Polendakov gjatë një ceremonie në kryeqytetin iranian. Rouhani ka thënë se qeveria e tij e sheh Bullgarinë si një mjet për të përfituar në tregun evropian të energjisë.

‘Bullgaria ka një status superior gjeografik në Evropën Juglindore dhe ajo mund të shërbejë si një urë mes Iranit dhe vendeve evropiane në të gjitha fushat, përfshirë transportimin e energjisë, ‘ tha presidenti iranian. Bullgaria vitin e kaluar pezulloi rolin e saj në tubacionin e gazsjellësit natyror rus planifikuar për Evropën, South Stream, duke argumentuar se ajo ka shkelur kërkesat ligjore në Komisionin Evropian që kufizojnë rolin e furnizuesve të gazit nga projektet e shpërndarjes.

Revista Monitor, 15.05.2015