Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

G7 arrin konsensus për sigurinë energjitike

Takimi i ministrave të energjetikës së Grupit të të 7-ve (G7) përfundoi të martën me një komunikatë të përbashkët.

Ministrat e Kanadasë, Francës, Gjermanisë, Italisë, Japonisë, Britanisë dhe SHBA-së si dhe komisioneri europian për ndryshimet e klimës dhe energjinë u takuan në qytetin gjerman të Hamburgut nga 11-12 maj për të diskutuar rreth progresit të bërë qysh nga takimi i Romës në forcimin e sigurisë energjetike si dhe për të vendosur rreth nismave të ardhëshme për përmirësimin e kësaj sigurie për vendet e G7 dhe më gjerë.

Ndër të tjera në deklaratë theksohet se “kërcënimet kibernetike në sistemin e shpërndarjes së energjisë po bëhen gjithnjë e më komplekse dhe të sofistikuara.”

Lidhur me furnizimin me energji të Ukrainës, ministrat ritheksuan mbështetjen e tyre për reformat e këtij vendi në politikat energjetike “nëpërmjet rritjes së transparencës, sigurisë dhe qëndrueshmërisë së sistemit energjetik”, si dhe përshëndetën përpjekjet për përballimin e sfidave në sistemin e energjisë.

Agjensia e lajmeve ekonomia, 13.05.2015