Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

KESH shet me çmim më të lartë se bursa

Për javën e parë të muajit Maj 2015, Korporata Elektroenergjetike Shqiptare, pasi i konfirmoi OSHEE-së sasinë e nevojshme të energjisë për muajin maj 2015 (për klientët tariforë edhe për mbulimin e humbjeve), hodhi në ankand për shitje në tregun e pa rregulluar teprica energjie në kapacitet 440 MW ndarë në tre lote sipas profileve: 250MW në bandë (00:00 – 24:00), 80MË në profilin “off-peak” (00:00-19:00 & 22:00-24:00) dhe 110MW në profilin “off-peak” (00:00-07:00 & 10:00-19:00 & 22:00-24:00).

Në përfundim të ankandit të zhvilluar, ku morrën pjesë 11 shoqëri tregtare të liçensuara, KESH konfirmoi fituesit kundrejt: çmimit mesatar prej 28.40 EUR/MWh për profilin e bandës 24-orëshe (00:00 – 24:00), çmimit mesatar prej 26.52 EUR/MWh për profilin “off-peak” (00:00-19:00 & 22:00-24:00) dhe çmimit mesatar prej 26.04 EUR/MËh për profilin “off-peak” (00:00-07:00 & 10:00-19:00 & 22:00-24:00). Sipas raportimeve të 30 prillit të bursës hungareze të energjisë (bursa referente, ëëë.hupx.hu) çmimi i energjisë për profilin bandë 24-orëshe është 24.23 EUR/MWh.
Situata e favorshme hidrometeorologjike në pellgun ujëmbledhës të Lumit Drin që ka vazhduar përgjatë 3-4 muajve të fundit ka bërë të mundur që të kemi një sasi të shtuar prurjesh uji në të gjithë rezervuarët e Kaskadës së Drinit.
Prurjet e ujit në kaskave janë administruar optimalisht nga KESH, duke prodhuar maksimumin e mundshëm të energjisë dhe duke mënjanuar nevojat për shkarkime uji pa prodhim energjie. Agregatet dhe impiantet e hidrocentraleve të kaskadës janë mbajtur në ngarkesë optimale për orë të zgjatura dhe nuk kanë shfaqur defekte apo avari serioze në sajë të përkujdesjes së personelit inxhinero-teknik të KESH duke kryer remontet në kohë dhe në cilësinë e duhur.
Gjatë kësaj periudhe KESH po prodhon për plotësimin e nevojave të konsumatorëve tariforë, mbulimin e humbjeve në rrjetin e transmetimit dhe shpërndarjes dhe eksportimin e pjesës tjetër të energjisë së prodhuar për atë regjim prodhimi që administron rezervuarët e HEC-eve të Fierzës, Komanit dhe Vau të Dejës në kuotat maksimale të lejuara, duke mundësuar kështu krijimin e një rezerve hidrike të konsiderueshme për  të garantuar furnizimin me energji elektrike të vendit për periudhën në vazhdim.
Revista Monitor,  13.05.2015