Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

KEDS do të investojë në Podujevë

1.2 milion euro është shuma që KEDS ka premtuar të investoj në komunën e Podujevës vetëm për këtë vit.

Këto investime do të bëhen më së shumti në rregullimin e e rrjetit elektrik dhe vendosjen e trafove të reja.

Ky është premtimi që vetë drejtori ekzekutiv i rrjetit në KEDS Mehmet Koç, i dha kryetarit të Podujevës Agim Veliut.

Koç dhe Veliu u takuan sot, ku ky i fundit u ankua për reduktime të shpeshta në komunën e tij. Veliu shprehu po ashtu shqetësimin për rrjetin e vjetruar elektrik, i cili në disa lokalitete rrezikon edhe jetën e qytetarëve.

Në këtë kontekst, Kryetari Veliu kërkoi nga KEDS-i që të ndërmarrin veprime konkrete në mënyrë që qytetarëve të Komunës së Podujevës t’u sigurohet furnizimi i rregullt dhe cilësor me energji elektrike.

Drejtori i ekzekutiv i rrjetit në KEDS-i, Mehmet Koç, tha se në projektet e kësaj kompanie komuna e Podujevës bën pjesë në mesin e komunave ku do të investohet më së shumti në rregullimin e rrjetit elektrik.

Revista Monitor, 30.04.2015