Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Nafta, prodhimi u rrit me 13.5% në 2014

Gjatë vitit që shkoi prodhimi i naftës u rrit me 13,5 për qind. Sipas të dhënave zyrtare të Albpetrol më 2014 u prodhuan 1 368 328 tonë naftë nga 1 305 330 në vitin 2013.

Nga kjo sasi 45 mijë tonë i prodhuan nga Albpetrol dhe pjesa tjetër mbi 1.33 milionë tonë nga marrëveshjet hidrokarbure.

Prodhimi maksimal i naftës është realizuar në vitin 1974 me 2. 250. 000 ton naftë /vit (ose 6165 ton naftë/ditë e barabartë me 38. 408 fuçi/ditë).

Sasia e gazit, vlerat më të larta, i ka pasur në vitin 1982 me 940. 000 .000 Nm3 gaz/vit (ose 2 575 342 Nm3 gaz/ditë).

Në këto vite numri i punonjësve në industrinë e Naftës ku përfshiheshin rreth 34 ndërmarrje, ka qenë rreth 25.000 vetë, prej të cilëve rreth 2.800 punonjës ishin specialistë të lartë dhe të mesëm.

Deri  në fund të vitit 2013, janë zbuluar dhe vënë në shfrytëzim 3 vendburime nafte në shtresa ranore dhe 9 vendburime naftë në gëlqerore. Gjithashtu gjatë kësaj periudhe janë zbuluar edhe 4 vendburime gazi natyror në shtresa ranore dhe 1 vendburim gazi kondensat në shtresë gëlqerore.

Kohët e e fundit shoqëritë SHELL dhe Petromanas ka zbuluar vendburim të ri në objektin e gëlqereve dhe po vazhdon per konturimin e plotë.

Nga muaji  shtator 2013 Albpetrol ka dorëzuar tek kompania Phoenix Petroleum vendburimin e Amonicës me një efekt prej – 1.300 ton Naftë Brut në 3 mujor. Në tremujorin e parë të vitit 2014 Programi u tejkalua me rreth 1.500 ton ose rreth 17%.

Prodhimi i Albpetrol vjen nga 3 Qendra. Qendra e Prodhimit Ballsh, Qendra e Prodhimit Patos dhe Qendra e Prodhimit Kuçovë.

Revista Monitor,  21.04.2015