Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Ja pse KESH e shet energjinë më lirë se bursa

Korporatat Elektroenergjitike (KESH) shiti 105 350 Megavatorë energji elektrike për periudhën 9-15 prill kundrejt një çmimi mesatar 26 euro për megavat. Sipas të dhënave të KESH garën e fituan 10 kompani me shumë lote. Shuma e përfituar nga shitja ishte 999 364 euro.

Ndërkohë çmimi i energjisë në Bursën e Hungarisë e cili merret si referencë në tenderër e shitblerjes së energjisë nga kompanitë KESH dhe OSSH –e arriti një mesatare 35.6 eurosh për megavat në datat 9 dhe 11 prill. Diferenca prej gati 10 eurosh në çmim që ka shitur KESH krahasuar me bursën ka disa arsye sipas burimeve brenda kompanisë.

Për shkak të sasisë së pakët të energjisë KESH nuk shet në band, por në fasha. Sipas Korporatës, çmimi i fashës është më i ulët se, çmimet që ofron në bandin e bursës.

Një tjetër arsye që KESH nuk mund të optimizojë çmimet me Bursën e Hungarisë janë sasitë e vogla në dispozicion për shitje. KESH aktualisht po punon me disa skenarë për administrimin e rezervës në basenet shqiptare.

Skenarët e ndërtuar mbi bazën e prurjeve dhe pritshmërive të reshjeve i sugjerojnë KESH-i mundësi për shitje emergjente të energjisë, për të mos e lënë atë të derdhet nga portat e shkarkimit siç ka ndodhur rëndom.

KESH pasi të ketë plotësuar nevojat e klientëve tariforë dhe OSSHE vendos të eksportojë energji për periudha të shkurtra dhe sasi të vogla. Por vetëm nga tenderi i fundit i shitjes së energjisë KESH përfitoi një shumë gati 100 mijë euro.

Revista Monitor,  13.04.2015