Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Braçe: Bankers të mbajë përgjegjësinë

Erion Braçe reagon në Facebook, pas deklaratës së ‘Bankers Petroleum’, duke thënë se kërkesa e tij ishte që kompania të fliste për publikun. Gjitashut ai ka shfaqur shumë pakënaqësi për aktivitetin e saj.

“Bankers nisi të flasë dhe kjo është gjë e mirë. E çmoj shumë angazhimin parësor të Bankers ditën e shpërthimit në lidhje me shpëtimin e jetëve njerëzore, por që nuk pati viktima ndër banore atë ditë ishte thjesht fat, jo punë e Bankers.

Pune e Bankers ishte një operacion i përgjegjshëm dhe i sigurt për punëtoret se pari dhe banoret në zonën e operimit e kjo nuk rezulton të ishte e tillë. Nuk e pranoj faktin që Bankers nuk merr përsipër as përgjegjësinë më të vogël për atë që ka ndodhur. Bankers vijon të pretendoje se ka investuar në 10 vite në mënyrë konstante çdo vit deri në 1.2 miliard dollarë!!

Ky pretendim është një problem i madh kur flasim për përfitimet e shqiptareve; shpenzimet janë elementi kyç në atë faktorin e famshëm kontraktua,l sipas te cilit ne ende nuk marrim tatim fitimi nga aktiviteti tregtar i ‘Bankers Petroleum’.

Bankers pretendon se i ka dhënë shtetit shqiptar 500 milionë dollarë në formën e tatimeve dhe taksave, vlerën e prodhimit me ndarje për Albpetrol etj; Kam kërkuar të verifikohet nga institucionet kjo shifër, por kjo nuk mund të komplekseje asnjë, mua jo e jo por edhe cilindo institucion që duhet të bëj detyrën e tij ligjore për rastin në fjalë por edhe për gjithë veprimtarinë e Bankers. Thënë këtë më duhet ta çoj të vërtetën deri në fund”, shkruan Braçe në Facebook.

Gazeta Shqip, 07.04.2015