Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Bankers: Banorët do të kompensohen

Kompania Bankers dëshiron të informojë publikun se operacionet për vënien nën kontroll të pusit, çimentimin e tij dhe izolimin e zonës rreth pusit që nxori dioksid karboni që nga dita e mërkurë kanë përfunduar me sukses dhe tanimë nuk ka asnjë lloj rreziku për rrjedhje të gazit dioksid karboni nga ky pus. Një komision i përbashkët me përfaqësues nga Komuna Kuman, Prefektura e Fierit dhe kompania Bankers, me asistencë nga ekspertë teknikë të Qarkut Fier, ka filluar punën për përllogaritjen e dëmeve në pronat publike dhe private.

Në përfundim të raportit të rezulateve të këtij komisioni, Bankers angazhohet të kompensojë në mënyrë të drejtë dhe të barabartë të gjithë banorët e prekur nga ngjarjet e kësaj jave.
Po vazhdon bashkëpunimi me Ministrinë e Mjedisit dhe Komunën Kuman për sigurimin e ujit të pishëm për banorët dhe gjënë e gjallë derisa puset e ujit të riparohen dhe të sistemohen.

Në të njëjtën kohë, kompania Bankers dëshiron të theksojë përkushtimin e saj për të bashkëpunuar me të gjitha autoritetet shtetërore për të siguruar banorët e prekur dhe qytetarët e shqetësuar se prioriteti kryesor i kompanisë është dhe mbetet ndihma dhe përkrahja e banorëve në nevojë.

Revista Monitor, 06.04.2015