Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Njëqindfishohen eksportet e arit turk në Britani

Eksportet e shufrës së arit të Turqisë drejt Mbretërisë së Bashkuar u rritën më shumë se një njëqindfish në dy muajt e parë të 2015 krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, sipas Institutit të Statistikave Turke (TÜİK). Rritja është vlerësuar të jetë me vlerë rreth 545 milion dollarë. Eksportet e shifrës së arit në Mbretërinë e Bashkuar në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar ishin rreth 5 milionë dollarë. Duke treguar për një rritje më shumë se njëqindfish, sasia totale e shufrave të eksportuara të arit drejt Britanisë ka arritur 13.5 ton, duke u rritur nga 108 kilogram.

Arif Üner, president i Shoqatës së Investitorëve të Kapitalit të Tregut (SPYD), tha se rreziqet inflacioniste mund të rriten për shkak të bollëkut të likuiditetit pas situatës së veshtire ekonomike globale të vitit 2008. Ai tha se pritet zhvlerësimi i një sërë valutash, përfshirë euron. Ai vazhdoi të thotë se Britania ka prioritet importet e arit me qëllim shmangien e rreziqeve të tilla financiare. ‘Rritja e kërkesës për shufra ari të Britanisë, tregon se po ndodhin disa probleme zhvlerësimi në monedhat e vendeve kryesore të botës, ‘tha Üner. Ai tha se Britania e Madhe zgjodhi Turqinë si vendin nga i cili të importojë ar sepse ajo është në gjendje që të sigurojë lehtësisht kërkesën e saj. ‘Euro është monedha e parë që mund të ndikojë Mbretërinë e Bashkuar, edhe pse ajo nuk është e përfshirë në eurozonë. Ari duket si një mjet i sigurt investimi kur zhvlerësohet monedha në qarkullim, shpjegoi Unver, duke shtuar se kërkesa në rritje për ar është normale.

Revista Monitor,  03.04.2015