Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Zbulimi më i madh i gazit nga Turqia

Presidenti Recep Tayyip Erdogan deklaroi se Turqia ka zbuluar rreth 320 miliardë metër kub gaz natyror në Detin e Zi, zbulimi më i madh energjetik i këtij vendi dhe shpreson që prodhimi të fillojë në vitin 2023. Anija e shpimit e quajtur Fatih u vendos në zonën e ashtuquajtur Tuna-1, njoftoi Erdogan, i cili shtoi se eksplorimi do të vijojë edhe në zona të tjera. Menjëherë pas këtij njoftimi, lira turke i ktheu fitimet që realizonte përballë dollarit amerikan.

Gjatë viteve të fundit, Turqia ka blerë tre anije eksploruese, ndërkohë që ka inesifikuar ndjeshëm kërkimet e naftës dhe gazit në Detin e Zi dhe në ujërat e kontestuara në Mesdheun Lindor. Turqia synon të gjejë rezerva të konsiderueshme energjetike për të ulur varësinë e importeve nga Irani, Iraku dhe Rusia dhe të mbështesë ekonominë vendase, ndër më të mëdhatë në Lindjen e Mesme.

“Anija Fatih ka eksploruar në thellësi prej 3,500 deri në 4,000 metra”, njoftoi ministri i Energjisë, Fatih Donmez më herët gjatë këtij muaji. Zona e quajtur Tuna-1 është rreth 150 kilometra nga bregu i Turqisë dhe afër zonave detare të Bullgarisë dhe Rumanisë. Ky zbulim gjendet afër bllokut rumun të quajtur Neptun, që është zbulimi më i madh i gazit në Detin e Zi, që po eksplorohet nga Petrom dhe Exxon. Turqia është përfshirë në mosmarrëveshje territoriale me Greqinë dhe Qipron në Mesdheun Lindor, ndërsa po kërkon për naftë dhe gaz në ujëra të kontestuara.

Scan,  22.08.2020